Mirditë, u kapën me 15 kg kanabis gati për shitje, arrestohen 2 persona, 2 në kërkim
Policia e Lezhës ka arrestuar në dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 15 kilogram kanabis sativa.Personat e arrestuar janë Albert dhe Ded Mikeli 25 dhe 59 vjeç nga Mirdita, ndërsa u shpallën në kërkim 27 vjeç dhe Algert Mikeli 22 vjeç.Sipas policisë “në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kryenin tregëtimin e lëndës narkotike e cila ishte e paketuar dhe e presuar në 3 pako gati për shitje.”Gjithashtu u sekuestruan një automjet, 2 telefona, peshore si dhe mjete të tjera në interes të hetimit.Operacioni i koduar “Buon Giorno” u zhvillua në Mirditë.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
