Facebook dallon personat në foto para se t'i postoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 20:06
Më shumë se 700 milionë njerëz në botë përdorin tanimë Facebook Messenger ku dërgojnë rreth 9.5 miliardë foto në muaj.Për ti lehtësuar punën të gjithë përdoruesve, Facebook po lançon një opsion të ri, Photo Magic i cili bën të mundur dallimin e personave në foto para se ju t'i postoni ato.Photo Magic monitoron fotot që ndodhen në galerinë e telefonit tuaj për të kontrolluar për fytyra të ngjashme me ato të personave që janë me ju në foto.Pasi skanon të gjitha imazhet dhe dallon një familjar apo mik tuajin ju çon një njoftim nëse doni t’ia nisni këto foto atyre njerëzve.Opsioni ka filluar të përdoret në Australi në telefnat Android dhe pritet të lançohet në vende të tjera të botës gjatë muajve në vijim./Oranews.tv/