Bashkia e Tiranës aktivitet ku u përfshinë të rinjtë e shkollave 9 vjeçare
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkinë e Tiranës në kuadër të fushatës së krasitjes së pemëve organizoi aktivitetin "Eja luaj ne parkun tend" në parkun e Kodrave të Liqenit.Në aktivitet morën pjesë fëmijë të shkollës “Zyber Hallulli” si dhe ekipe të futbollit sipas moshave, kryesisht të shkollave nëntëvjecare në kryeqytet.Për nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Isuf Shehu aktivitete të tilla do të kthehen në traditë.Isuf Shehu: Me qëllim për të afruar të rinjtë, por në të njëjtën kohe edhe më të rriturit me natyrën dhe sidomos me gjelbërimin për të qenë gjithënjë edhe më të ndërgjegjshëm dhe për ti bërë për të kuptuar që është qëllim në vetëvete që ne ta mbrojmë natyrën. Ky do të jetë një fillim i aktiviteteve dhe ne mendojmë që në ditët në vijim çdo fundjavë ndoshta ne do të organizojmë aktivitete për të prezantuar hapësirat e tjera të gjelbra që ne synojmë të rehabilitojmë dhe t’i shtojmë gjithnjë e më tepër.Në aktivitetin "Eja luaj ne parkun tend" morën pjësë rreth 160 nxenes te moshës 13-16 vjeç si dhe prindërit, mësuesit.
/Oranews.tv/