Pakistan, katër të vrarë nga një sulm kundër opozitës

Zyrtarët e Pakistanit kanë deklaruar  se nga një sulm me bombë kundër automjeteve të partisë kryesore opozitare, janë vrarë katër persona dhe plagosur më tepër se 20 të tjerë.Sulmi i sotëm në provincën jugperëndimore Baloçistan u bë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte edhe Sanaullah Zehri, lider i Lidhjes Myslimane të Pakistanit.Zehri i shpëtoi sulmit, por nga shpërthimi u vra djali, vëllai, nipi dhe roja e tij.Ky ishte sulmi i tretë politik gjatë ditëve të fundit.Prej ditës së diel, janë vrarë dy punëtorë zgjedhorë dhe një politikan tjetër në provincën veriperëndimore Khyber.Zgjedhjet e përgjithshme në Pakistan mbahen më 11 Maj, ndërsa për shkak të rritjes së dhunës së ndërlidhur me votime, kryeministri i përkohshëm Mir Hazar Khan Khoso ka urdhëruar shtim të masave të sigurisë për të gjithë kandidatët.