Shpërthimet në Boston, rënie në tregjet aziatike
Tregjet aziatike pësuan rënie në shkëmbimet e orëve të para të ditës pas shpërthimeve në Boston, duke reaguar në të njëjtën mënyrë si ato amerikane. Indeksi i aksioneve ne Japoni ra me 2%; e njejta situate edhe me treguesit ne Korene e Jugut e Australi, si dhe me çmimet e arit dhe te naftes. Analistet shpjegojne se shperthimet e ulen akoma me shume moralin e investitoreve ne Azi e gjetke, edhe keshtu te lekundur nga te dhenat ekonomike amerikane e kineze, mjaft me te dobeta nga c`pritej.Perballe ketyre problemeve, reagimi i investitoreve ndaj ngjarjes ishte ai i perpjekjes per te minimizuar rreziqet; aq me teper kur keto javet e fundit, tregjet aziatike nuk kane pasur fitime te medha. Nikei i Japonise ka pasur renie me 1%, Kospi i Korese se Jugut 0.9% dhe indeksi australian, 0.8%.Ne Shtetet e Bashkuara, te tre indekset kryesore u mbyllen me ulje te henen, Doë Jones-i me minus 1,8%, S&P me 2.3% dhe Nasdaqu humbi 2.4%. Cmimi i naftes pesoi renie ne Azi, ajo amerikane e paperpunuar u tregtua me 1,9% me pak dhe brenti rreshqiti me 1,65. Ka vazhduar renien edhe cmimi i arit qe mberriti nivelin me te ulet ne dy vjet. Ne ndryshim nga dollari, Jeni japonez fitoi terren per shkak se shume investitore e shohin si aset me rrezikshmeri me te ulet.