Qytetarët ulin konsumin mishit të përpunuar

Qytetarët kanë qënë të ndjeshëm ndaj raportit të OBSH dhe sensibilizimeve të përcjella në media për rrezikun e mundëshëm të sëmundjeve kancerogjene që shkaktohen nga konsumimi i tepër i mishit të përpunuara.Konsumi i nënprodukteve të mishit si sallamet, proshtuat dhe salcicet kanë rënë, sic pohojnë qytetarët në kryeqytet.Ka një vemendje të shtuar tek qytetarët të cilët duket se në tryezë po përdorin më shumë perime apo po bëjnë një dietë të shëndetshme duke përjashtuar gatimet apo konsumimin e mishit të përpunuar.Rivlerimi i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësise u shoqërua me një reagim zinxhir të autoriteve shëndetësore mbi riskun e këtyre nënprodukteve të cilat lidhen me cilësinë, paketimin, përdorimin e konservantëve dhe sasinë e të konsumuarit.Mjekët dhe ekspertë të shëndetit përcollën rekomandimet e tyre për të ulur sasinë e konsumimit 2 herë në javë dhe shoqërimin me perime të freskëta. Sipas bluzave të bardha në vend, mishi i përpunuar mund të shkaktojë kancer kolorektal po jo vetëm, edhe kancer të pankreasit, prostatës apo kancerit të gjirit.mishi/Oranews.tv/