Zusi për Ora News: Për dy vjet taksat gati janë dyfishuar
Në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore që u publikua pak ditë më parë Shqipëria bashkë me Serbinë renditën me normën më të lartë tatimore në rajon.Taksimi i përgjithshëm në Shqipëri për një biznes shkon në 36.5%, kur norma tatimore mesatare rajonale është 24%. Por më tepër sesa për rritjen e taksave në fillim të vitit me paketën fiskale, bizneset ankohen për taksat e fshehta që nxirren me udhëzim ministrash apo drejtuesish të administratës fiskale.Alban Zusi: "Po ta llogarisim gjatë vitit të fundit, ndoshta këto taksa të fshehura që realizohen përmes një udhëzimi, urdhi të ministrit, doganave apo tatimeve janë të barabarta dhe ndoshta më të larta sesa vetë rritje e deklaruar e taksave nga qeveria në janarin e vitit 2015"Sipas Zusit, në dy vitet e fundit si rezultat I taksave taksave, kostot për bizneset janë dyfishuar.Alban Zusi: "Krahasuar me para dy vitesh taksat e drejtëpërdrejta por dhe ato të fshehura pothuajse arrijnë në nivelin e dyfishimit. Qeveria duhet të ulë ta zgjidhë. Besoj se ka vullnetin por duhet kaluar në praktikë një process konsultimi me biznesin para çdo vendimmarrjeje."Komuniteti i biznesit i ka kërkuar qeverisë ulje të taksave në paketën fiskale 2016, por nga drafti që hedhur për diskutim kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, madje FMN kundërshton edhe përjashtime për sektorë të caktuar si turizmi./Oranews.tv/