Mbytet një tjetër anije me emigrantë në ishullin Samos, 11 të vdekur, 2 fëmijë

Një tjetër ngjarje dramatike ka ndodhur në brigjet greke ditën e sotme, raportojnë mediat lokale.11 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një anije pranë  ishullit grek Samos.Nga viktimat raportohet që dy prej tyre janë fëmijë dhe 4 gra.15 persona të tjerë që ndodheshin në bordin e anijes për fat janë shpëtuar nga vullnetarë e qytetarë të ishullit.Vetëm një person raportohet i zhdukur.Kjo është hera e 11 që mbyten anije me emigrantë në det. Vetëm dy ditë më parë dy varka u përmbytën në detin Egje duke shkaktuar të paktën 27 viktima, mes të cilëve 17 fëmijë.Ndërsa tre ditë më parë, 4 fëmijë humbën jetën në brigjet e Turqisë.4861