92 vjeçarja në Lezhë 2 muaj pa drita: “Kur nuk ke më mirë të vdesësh"

Mrika Marku është 92 vjeçe, dhe jeton në këtë dhomë e vetme prej 13 vitesh, që kur djali i saj u largua në emigracion.E moshuara, nga Frani i Lezhës sikur të mos i mjaftonin problemet e moshës, të cilat është e detyruar t'i kalojë fillikat, prej dy muajsh jeton në errësirë.Mes dëshpërimit të thellë dhe në gjendje të rënduar psikologjike, të shkaktuar prej lodhjes nga kjo situatë, e moshuara thotë se më mirë të mos ishte gjallë se sa të jetojë kështu.“Pa drita, më mirë të vdesësh. Pse e do veten gjallë pa dritë?! S'ka njeriu dhe jemi në moshë të vjetër se drita është drita e syut me pa"E moshuara tregon se përshkak të mugesës së energjisë një natë është rrëzuar nga shkallët duke pësuar lëndime në trup.92 vjeçarja na tregon se i detyrohet OSHEE një debi prej 270 mijë lekesh të reja, por me pensionin që merr, vetëm 71 mijë lekë, e ka të pamundur të shlyejë borxhin.Në këto kushte ka një lutje."Me më fal borxhin. Nuk kërkoj drita për televizor, vetëm një llambë" Por rasti i nënë Mrikës, nuk është rasti i vetëm në këtë fshat, pasi edhe shumë familje të tjera, mbi 30 % e tyre jetojnë pa energji prej dy muajsh pasi nuk kanë të ardhura për të paguar fatyrat e prapambetura.Ndërsa, vetëm një javë më parë, Ora News bëri publike një tjetër rast në fshatin Fan të Mirdites, ku 99-vjeçarja Barbulla Pepa jetoi për dy muaj në errësirë të plotë, derisa një biznesmen pagoi detyrimet e prapambetura të saj për energjinë elektrike.[caption id="attachment_608642" align="alignnone" width="640"]92 vjecara pa drita 92-vjeçarja Mrika Marku[/caption][caption id="attachment_608643" align="alignnone" width="639"]92 vjecarja 92-vjeçarja Mrika Marku[/caption][caption id="attachment_608644" align="alignnone" width="637"]92 vjecarja pa drita 92-vjeçarja Mrika Marku[/caption]  /Oranews.tv/