Mbyllet panairi "Expo 2015", në ankand pavioni i Belgjikës e i Brazilit

Pas 184 ditësh ka mbyllur dyert në qytetin e Milanos panairi universal EXPO 2015.Për 6 muaj rresht 21.5 milionë kanë vizituar sipërfaqen prej 1.1 milionë metra katrorë të këtij panairi me pavionët e mbi 140 vendeve dhe Organizatave ndërkombëtare nga e gjithë bota.Me temën "Të ushqesh planetin, energji për jetën", Expo 2015 e Milanos u prezantua si një platformë universale në zbulimin e traditës agroushqimore e gastronomike të cdo vendi pjesëmarrës, me promovimin e ideve e zgjidhjeve inovative mbi të ardhmen e planetit e të njerëzimit.Në teatrin "Open Air Theatre të Milanos" u mbajt të shtunën pasdite Ceremonia e mbylljes me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës Italiane Serxhio Mattarella e personaliteteve të larta të qeverisë e politikës vendase."Me Expo 2015 kemi pushtuar botën, u shpreh në fjalën e tij Presidenti Mattarella, e kemi pushtuar me mikpritjen, organizimin, origjinalitetin, e kemi pushtuar me provën e qytetarisë që qemë të aftë ta shprehim."Kreu italian i shtetit ka nënvizuar meritat e Expo 2015 mes të cilave dhe aftësia për të përcaktuar ushqimin e mënyrën e të ushqyerit si një gjuhë e përbashkët e popujve.Ai ka kujtuar dhe peticionin e rëndësishëm "Karta e Milanos", firmosur gjatë kohës së zhvillimit të këtij panairi nga më shumë se 1 milionë persona me kërkesën e së drejtës për ujë e ushqim si një pjesë esenciale e së drejtës së jetës."Të ushqesh planetin pa përjashtuar askënd, është e mundur, tha ai, e të eleminosh urinë e etjen në tokë është gjithashtu e mundur e përfaqëson një element të domosdoshëm për ndërtimin e paqes në botë. Nga uria e kequshqimi me gjithë progreset e kryera gjatë viteve të fundit, vuajnë sot mbi 800 milionë njerëz."Në fund të fjalës së tij Presidenti italian Serxhio Mattarella ka pronocuar formulën rituale duke deklaruar zyrtarisht të mbyllur Expo Milano 2015.Po cfarë do të ndodhë me pavionët e këtij Panairi?Mediat italiane kanë përcjellë kuriozitet e para mbi të ardhmen e pavioneve të mrekullueshëm të vendeve pjesëmarrëse. Do të vihen në ankand pavioni i Belgjikës e i Brazilit.Do të rikthehen në atdhe pavioni i Kilit, Angolas, Estonisë, Britanisë së Madhe, Zvicrës, pavioni i Azerbaxhanit do të kthehet në një muze arti, i Bahrei do të shndërrohet në një kopësht botanik. Pavioni i Principatës së Monakos do të jetë në të ardhmen selia e Kruqit të kuq në Burkina Faso, Republika e Cekisë do t'ja dhurojnë pavionin e saj qytetit të Vizovice, ndërsa Emiratet e Bashkuara qytetit të Masdar City.Ndërsa Pavioni i Austrisë do të dhurojë për mbjellje 12 mijë pemët mes të cilave 54 të larta 16 metra, një zone në afërsi të qytetit të Bolzanos.Përsa i përket shoqërive të mëdha, Kompania Coca Cola do të transformojë hapësirën e saj në një fushë basketbolli në Milano, "Kinder+Sport" do ta trasferoj pavioni në Afrikë në shërbim të aktivitetit didaktik e mjekësor e pavioni Save the Children do të merret në dorëzim nga një institut mësimor në Liban.Është marrë vendimi për t'u shkatërruar për pavionët e Koresë, Spanjës, Uruguaj, Gjermai, Katar, Tajlandë e do të rihapen në stinën e pranverës Pavioni Zero i Italisë, Pema e jetës e Pallati Italia.Sipas rregullave të imponuar nga ky Panair, vendet që nuk do t'i përdorin pavionet e tyre duhet domosdoshëmrisht të riciklojnë pjesët e tyre në dru e hekur.Cmimet vlerësuese të Expo Milano 2015Cmimin si pavioni më i mirë i pranishëm në Expo Milano 2015 e mori pavioni Angolas i cili u vlerësuar gjithashtu me cmimin special "World Association of Agronomists".Republika Popullore e Kinës u vlerësua si pavioni më i mirë në rekuperimin e lëndës.Pavioni më i mirë në Produktin Unik Ushqimor u vlerësua Pavioni i verës i projektuar nga Italo Rota, ndërsa pavioni më i mirë Cluster u vlerësua Zona aride dedikuar jetës në shkretëtirë e projektuar nga George Steinmetz./Oranews.tv/