Kriza e refugjatëve, Rama në Samitin e BE: Shqipëria ka detyrimet e veta

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar qëndrimin se Shqipëria do të luajë rolin e saj përballë krizës së klandestinëve, të cilën e konsideroi një moment delikat dhe të rëndësishëm për Europën. I pranishëm në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel, Rama kërkoi koordinim në nivel rajonal.Edi Rama: Arsyeja se ne pse jemi këtu ka të bëjë me domosdoshmërinë për tu koordinuar ne nivel rajonal dhe europian, dhe Shqipëria ka rolin e vet në këtë moment delikat.Edhe pse Shqipëria nuk është e prekur ende, Rama tha se ekziston mundësia që ardhja e dimrit të devijojë për nga Shqipëria rrugën e refugjatëvë drejt Bashkimit EuropianEdi Rama: Shqipëria nuk është e prekur, por me ardhjen e dimrit besohet në një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë. "Shqipëria nuk është e prekur ende nga fluksi i refugjatëve të cilët nisen nga Siria dhe Afganistani e përmes Ballkanit, vijojnë në drejtim të Gjermanisë, Austrisë, Suedisë. Por Ballkani ka një rol për të luajtur në këtë krizë dhe ky takim i shërben domosdoshmërisë për t'u koordinuar në nivel rajonal dhe europian, ku Shqipëria ka detyrimet e veta në këtë moment kaq delikat për atë që jemi e për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku si europianë, shkruan Rama ne facebook Shqipëria, Holanda dhe Suedia janë ftuar në samitin e Brukselit bashkë më të ashtuquajturat vendet e Korridorit Ballkanik, pasi konsiderohen si shtete potenciale për rrugët e reja të refugjatëve drejt Europës Perëndimore.[caption id="attachment_604403" align="alignnone" width="670"]rama vucic2 Rama ne samitin ne Bruksel takon kryeministrin serb Vuçiç[/caption][caption id="attachment_604407" align="alignnone" width="670"]rama vucic Rama ne samitin ne Bruksel takon kryeministrin serb Vuçiç[/caption][caption id="attachment_604406" align="alignnone" width="670"]rama ivanov Rama ne samitin ne Bruksel takon presidentin e Maqedonise Ivanov[/caption][caption id="attachment_604404" align="alignnone" width="670"]rama ne bruksel Rama ne samitin e Brukselit[/caption][caption id="attachment_604405" align="alignnone" width="670"]samiti i vendeve te ballkanit Samiti i Brukselit, foto e perbashket[/caption]rama junkerrama merkel/Oranews.tv/