Sherr për shtëpinë që i la babai, vë eksploziv kamionçinës së vëllait
Eksploziv kamionçinës së vëllait me të cilin kishte konflikt për pronësinë e një banese të trashëguar nga babai i tyre. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:35, të 24 tetorit.Sazan Mustafaraj kishte parkuar makinën në rrugën kryesore të lagjes "15-Tetori pranë Fabrikës së Ish-Qumështit, në vendin e quajtur "Karabashi", ku dhe banon.“Automjeti "Kamionçinë-Ford" me targë: AA604LZ, në pronësi të shtetasit: S. Mustafaraj, 55 vjeç, ka shpërthyer me lëndë plasëse, ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht” informon policia. Në kërkim i vëllai Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se Tahir Mustafaraj, 59 vjeç të jetë autori kryesor, në lidhje me ngjarjen pasi vëllezërit kanë patur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie, konkretisht në lidhje me pronësinë e një banese të trashëguar nga babai i tyre.“Dyshimi bazohet në deklaraten e të dëmtuarit: S. Mustafaraj, i cili ka qenë i pajisur me Urdhër Mbrojteje pasi ndihej i kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga vëllai i tij” informon policia.Policia, në saj të hetimeve intensive ka shpallur në kërkim vëllain e tij, Tahir Mustafaraj, 59 vjeç.[caption id="attachment_603942" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Kamionçina ku ishte vendosur eksplozivi[/caption][caption id="attachment_603958" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Kamionçina ku ishte vendosur eksplozivi[/caption][caption id="attachment_603956" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Vendi ku ndodhi shpërthimi me eksploziv[/caption]/Oranews.tv/