Sheshi "Italia", qytetarët: Tirana nevojë emergjente për parkingje
Sheshi "Italia" i kthyer ne një parkim publik është vënë në shërbim të drejtuesve të automjeteve. Pagesa në të është në mënyrë elektronike dhe qëndrimi në një orë kushton 100 lekë. Drejtuesit e automjeteve thonë se nevoja për parkime publike është emergjente. Në ditë mund të parkohen mbi 1000 makina në sheshin" Italia" duke qënë një zgjidhje për drejtuesit e autmjeteve për gjetjen e një vend parkimi.Rrethimet me kangjella janë zëvendësuar me vazo lulesh ndërsa ruajtja dhe administrimi i këtij parkimi bëhet nga bashkia e kryeqytetit.Në një parkim publik do të kthehet edhe sheshin pranë stadiumit "Selman Stërmasi" që aktualisht po administrohet nga klubi sportive Tirana. Sipas autoriteteve të bashkisë tregu i makinave në këtë zonë do të hiqet e do të krijohet infrastruktura e nevojshme për ta kthyer në një parkim publik. Sistemi i pagesë dhe tarfimi do të jetë i njëjtë me atë të sheshit Italia