Lea Stančič-Metës: Sllovenia e gatshme të mbështesë integrimin e Shqipërisë

Kryetari Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e re të Sllovenisë Lea Stančič të cilës i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe suksese në misionin e saj të ri.Kryetari i Kuvendit Meta i vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë si të shkëlqyera dhe shprehu vullnetin për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve mike.Ambasadorja e Sllovenisë në Shqipëri Lea Stančič shprehu kënaqësinë e saj për fillimin e detyrës së re dhe e falenderoi Metën për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht ato në planin ndërparlamentar.Meta shprehu mirënjohjen gjithashtu për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si dhe ndaj vendeve të tjera të rajonit, duke veçuar këtu kontributin e veçantë slloven në zhvillimet demokratike dhe ekonomike në Kosovë.Ambasadorja Stančič nënvizoi në përfundim se Sllovenia është e gatshme të ndajë me Shqipërinë ekspertizën e saj teknike në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe në këtë drejtim vuri në dukje se Sllovenia ndjek me vëmendje progresin substancial të Shqipërisë në rrugën e nisur të reformave.