Bashkëpunimi mes elitave, zhvillohet takimi i hapur për dialog
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, i është referuar ngjarjes së atentatit të organizuar kundër saj, për t'i dërguar një mesazh intelektualëve shqipfolës: “Se duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin”. Gjatë takimit të hapur për dialog, Kryetarja e Komunës së Gjakovës u shpreh se ndryshe nga elitat, krimi ka gjetur një gjuhë të përbashkët.Mimoza Kusari Lila: “Për mua ka qenë një farë forme ironike fakti që unë sapo u shpalla qytetare nderi e Bajram Currit, dhe javë më pas dikush nga Tropoja donte të kryente atentat ndaj meje. Krimi ka gjetur gjithnjë gjuhën e përbashkët. Fatkeqsisht në trevat e Ballkanit, kriminelët kanë folur një gjuhë të unifikuar”.Vetë kryeministri Rama ka replikuar gjatë me analistin nga Maqedonia Kim Mehmeti duke thënë se shqiptarët kanë shkrirë kufinjtë e bashkëpunimit si kurrë më parë.Edi Rama: “Nëse qahesh për të ardhmen, kjo është gjysma e të keqes, por nëse qahesh për gjëndjen sot të shqiptarëve, po të them që sot shqiptarët më mirë se sot, nuk kanë qenë ndonjëherë tjetër. Unë nuk e krahasoj me kohën e Turqisë, por me kohën tënde”.Gjatë diskutimeve ku të pranishëm ishin student të gazetarisë dhe komunikimit, u promovua edhe libri i ri i Rudina Xhunga "Edhe 1 shqip" në bshkëpunim em shtëpinë botuese UET Press.