Irani zbulon tunelin nëntokësor të mbushur me raketa

Televizioni shtetëror Iranian ka transmetuar pamjet e një tuneli nëntokësor  të mbushur me raketa dhe lëshues raketash.Zyrtarët thanë se ato do të përdoren vetëm nëse “armiqtë bëjnë ndonjë gabim”.Fotot u publikuan vetëm tri ditë pasi Irani testoi një raketë të re me rreze të gjatë, për të cilën SHBA-ja tha se kishte shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Video gjithashtu u publikua një ditë pasi parlamenti Iranian miratoi marrëveshjen historike bërthamore të vendit me gjashtë Fuqitë Botërore.Zyrtarët iranianë thanë se marrëveshja bërthamore nuk do të ndikojë në forcat e saj ushtarake, e sidomos në programin e raketave balistike.Video e publikuar u shoqërua me presion nga ligjvënësit për të provuar që ushtria nuk ishte dobësuar nga marrëveshja.Tuneli është qindra metra i gjatë, dhe rreth 10 metra i thellëarticle-doc-566si-2BwoLGiywL642c3ce14668efd90d-695_634x357 2D686E5A00000578-3272611-image-a-9_1444892287282 2D686DC600000578-3272611-image-a-10_1444892368166 2D704D7F00000578-3272611-image-a-8_1444912133200