Tiranë, arrestohen 3 persona, në një vit vodhën 22 furgona

Policia e Tiranës ka vënë në pranaga 3 persona, pasi në një periudhë prej një viti kanë vjedhur 22 furgona tip Ford në territorin Drejtorise Policise Tirane. Personat e arrestuar janë, Samuel Baça, 43 vjeç, Qamil Lala 53 vjeç dje Niman Arifi 21 vjeç, të tre banues në Durrës.Gjatë operacionit të koduar “tranzit” policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjeti tip Ford “KA” me targa AA 952 KB , ne pronesi te shtetasit S. B , i cili perdorej nga keta shtetas per realizimin e vjedhjeve te automjeteve. Automjeti tip Ford Furgon , i vjedhur me pare nga keta shtetas me  pronar shtetasin E.H. Nje pistolete tip TT model 7.62 me nje kreher me  5 fisheke. 2.2 kilogram lende narkotike e dyshuar si "Canabis Stativa". Kater xhama te perparem Ford furgon. Kater sedilje automjetesh Ford Furgon. Vegla te ndryshme te cilat sherbenin per realizimin e vjedhjeve te automjeteve.Materialet Hetimore Proceduriale ne lidhje me keto ngjarje, do ti kalojne per veprime te metejshme Prokurorise Rrethit Gjyqesor Tirane, mbi bazen e neneve 134/2/3, “Vjedhje kryer ne bashkepunim” 278/2 “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”dhe 283 te Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja narkotikeve”.12166632_10206477901140007_300060887_n 12168009_10206477900619994_2128501022_n 12168046_10206477900259985_2125040738_n 12169234_10206477901340012_1695342240_o 12169946_10206477900819999_1768736866_opolicia4 pistolete furgoni ford ford vjedhjet policia4 policia3