Arrestohet 27-vjeçari, iu gjetën 1.3 kg kanabis në banesë dhe një sasi heroine

Policia e Korçës sekuestron 1 kg e 300 gr kanabis dhe një sasi 0.8 gram kokainë. Lënda narkotike u gjet në banesën e 27 vjeçarit Besmir Gjezar në lagjen nr 5 të qytetit, i cili është arrestuar nga policia.Ndërkohë policia filloi proçedim penal në gjendje të lirë, edhe ndaj bashkëshortes së tij L.GJ, 25 vjeç për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.Gjatë kontrollit në banesë 27 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:1kg e 300 gr, bimë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, (në dy vazo qelqi) 0.8 gr lëndë e dyshuar narkotike, e llojit Heroinë, 6 doza të paketuara me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, 1 peshore elektronike, si edhe 1 televizor plazma, që dyshohet se ky shtetas e kishte të vjedhur.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.[caption id="attachment_599086" align="alignnone" width="640"]unnamed (1) Lënda narkotike dhe peshorja e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_599085" align="alignnone" width="640"]unnamed (2) Televizori plazma i sekuestruar, rezultoi i vjedhur nga 27-vjeçari[/caption]