Projekti i qeverisë Gruevski që solli tensione të reja ndëretnike në Maqedoni
Film dokumentari Eksperiment “Shkupi 2014”, projekti më i kushtueshëm deri më sot për maqedonasit dhe projekti më pak popullor për maqedonasit hedh dritë për konceptimin dhe zbatimin e projektit që ngjalli debate dhe kundërthëniet më të mëdha deri sot.Kosto marramendëse, qytet me identitet të ri, qytetarë që sot e mbiquajnë veten me ironi barokianë dhe jo maqedonas.Në filmin dokumentar artistë, gazetarë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndajnë opinione për të ashtuquajturin eksperimet të qeverisë, një përpjekje për të kthyer në sibol të identitietit maqedonas një projekt arkitektonik dhe urbanistik të qytetit.Ajo që nisi me qëllim për të sheshuar kontraditat që shteti i ri i Maqedonisë kishte me fqinjët e saj solli përplasje të madhe brenda maqedonasve, tension të ri ndëretnik pasi shqiptarët nuk identifikoheshin fare me këtë nismë, por dhe implikim të madh finaciar të pa ndërmarrë ndonjëherë nga një qeveri në Maqedoni.Sot në 2015, ai s’ka përfunduar ende, siç nuk ka shuar as debatet dhe përplasjet si brenda ashtu dhe jashtë Maqedonisë.Ja se çfarë ka thënë gazetarja e BIRN lidhur me kostot e bëra zyrtare që deri tani kapin shifrën e 628 milion eurove.Tamara Çausidis, gazetare e BIRN: "Nuk mund ta them shifrën ekzakte! Shpenzimet rriten çdo ditë dhe të tjera fonde për ndërtim po përdoren teksa flasim.Ajo çfarë mund të them me siguri, është se projekti nuk kushtoi 80 mln euro, siç u prezantua në fillim, as 200 mln, siç tha tani qeveria.Pasi shqyrtuam gjetjet e fundit, u përballëm më një shifër marramendëse prej 608 mln eurosh!Ne grumbullojmë të dhëna prej institucioneve përkatëse. Ne iu referuam vazhdimisht, ligjit për akses publik ndaj informacionit e kështu grumbulluam dokumenta e fakte.Ne kërkonim të zbulonim sesa shumë i kishte kushtuar popullit maqedonas ky projekt. Ishte një punë, jashtëzakonisht e vështirë, për shkak të hezitimit të insti-tucioneve për të publikuar faktet e t’i bënin ato të njohura për median.Ende jemi në proçes të grumbullimit të të dhënave për një numër projektesh të cilat vazhdojnë apo kanë përfunduar.Kjo gjë shpjegohet ekzaktësisht nga fakti, se të dhënat konfirmuan pikërisht ndjeshmërinë e publikut që “Shkupi 2014” kushtoi më shumë sesa ishte njoftuar.Dhe kjo ishte e dukshme. Ne konfirmuam atë çka publiku tashmë e dinte me intuitë. Pra reagimi i tij nuk ishte i papritur.Sektori publik ka qenë i asfiksuar. Mendimi kritik mungoi, qeveria nuk bëri asgjë në këtë pikë megjithëse ajo ishte kthyer në një çështjë mjaft e debatueshme.Pa e ekzagjeruar, do ta krahasoja me një akt kriminal, një arrogancë ndaj elektoratit. Medias iu mbyll goja dhe mendimi kritik përjashtua sistematikisht. Për shkak të mungesave të pasqyrave financiare, kontratave e materialeve të tjera, nuk u arrit të realizohej një kritikë e shëndoshë.Personalisht përpiqen të evitoj kalimin përmes Qendrës. Ajo çka vë re gjithashtu, është se barokizimi po prek tërë qytetin. Ne jemi viktima të një ideje psiqike dhe madje nga më të rëndat. Për t’ju përgjigjur pyetjes suaj, ajo çka ndjej si individ e jo si profesionist është frustrimi.Duke parë materialet e përdorura dhe cilësinë e dobët të këtyre ndërtesave, nuk jam e sigurtë, nëse rinia do t’i shohë për një kohë të gjatë. Jam skeptike ndaj jetëgjatësisë së tyre. Nga ana tjetër rinia po tregon një rezistencë të zbehtë, në këndvështrimin financiar.Godinat studentore, shkollat, spitalet janë në gjendje të mjeru-eshme. Populli është i varfër dhe kushtet e jetesës janë të këqija, por tani kemi së paku godina luksose me standarte të tmerrshme.Investigimi ka evidentuar se cilët janë investitorët dhe kontraktorët që kanë përfituar më shumë. Akoma më tej, grupi i autorëve të skulpturave është i vogël, bëhet fjalë për 10-15 arkitektë dhe skulptorë. Nëse analizon këto të dhëna arrin në konkluzionin se bëhet fjalë për një grup të koncentruar, për një rreth të vogël njerëzish.Ajo çka shohim është se kontratat fillestare pasi janë firmosur janë rritur astronomikisht në shifra përmes anekseve shtesë financiare. Si rezultat, një projekt i cili kushtonte 5 mln, më pas, si pasojë e këtyre shtesave ka arritur në 10mln. Në përfundim, nuk kam asnjë shpresë se kjo gjë mund të zgjidhet nga establishmenti aktual politik. Gjykoj se një konkluzion real mund të arrihet vetëm pasi kjo qeveri të largohet.Jo, nuk besoj se ka mbaruar. Kryeministri deklaroi se Monumenti i fundit do të jetë ai i Nënë Terezës. Por ka ende disa pak projekte që po vazhdojnë e të tjera që do të fillojnë së shpejti.Pati një heshtje absolute. Sikur ne të mos ekzistonim. Megjithatë disa media kritike po publikojnë faktet tona kështu që historia është bërë e njohur për publikun. Por institucionet kanë heshtur. Një heshtje varri! Sidoqoftë, kjo është e pazakontë pasi kjo qeveri ka një nam të keq për reagime të ashpra ndaj informacioneve të gabuara në lidhje me këto operacione.Qeveria flet vazhdimisht për rritjen e numrit të turistëve. Las Vegasi është gjithashtu tërheqës për “kitsch”-in e tij. Por nuk është kjo ajo që ju duhet të kërkoni medoemos. Unë vazhdimisht u them miqve të mi nga jashtë se duhet të vijnë e ta shohin. Ata duhet ta përjetojnë atmosferën këtu në Shkup, nën thundrat e kalit të Alek-sandrit, pasi lajmet kurrsesi nuk mund ta përcjellin ndjesinë e vërtetë.Shkupi 2014 angazhoi një numër kompanish në një periudhë krize. Ndërkaq, me këto para, këto kompani mund të kishin ndërtuar shkolla, spitale, rrugë e ura. Ka zëra që thonë se cmimet janë fryrë dhe se këto kompani nuk janë shlyer ende për disa prej punimeve.E kam të vështirë të përcaktoj se cfarë prioriteti ka tërë ky projekt. Këtë do ta tregojë koha. Megjithatë në thelb ka dy motive. Së pari, tërheq vëmendjen e maqedonasit mesatar drejt një iden-titeti antik dhe lidhjen e tij me perandorinë antike. Unë mund ta kuptoj këtë gjë për shkak të rrethanave historike të Maqedonisë së sotme, e në një farë mënyre kemi nevojë për një lloj mbështetje në distance e cila nuk është vetëm një fenomen Maqedonas.Por, jam e sigurtë, se ka motive financiare gjithashtu, që fondet të përfundojnë në disa xhepa.Natyrisht, mendoj së përfitimi më i madh është leksioni që mori populli maqedonas. Tani ne jemi të sigurtë se cfarë pasojash sjell indiferenca.Por ajo tregon gjithashtu se cfarë mund të arrihet përmes këmbënguljes. Nëse “u qepesh” institucioneve do të marrësh përgjigjet që kërkon. Gjithashtu, në fund, kjo tregon se administrata civile është maturuar dhe ka ndryshuar, është bërë më e fortë.Ne morëm një leksion të madh".