BE miraton planin e veprimit për Turqinë për çështjen e refugjatëve
Shtetet e Bashkimit Europian miratuan një plan veprimi për Turqinë, që pritet të lehtësojë fluksin e emigrantëve në Europë.Rreth 600 mijë emigrantë kanë arritur në BE nga deti deri tani këtë vit, shumica e tyre duke udhëtuar nga Turqia për në Greqi përpara se të kërkojnë rrugë për në veri.Turqia bëri një numër kërkesash në këmbim për të dhënë ndihmën e saj në frenimin e rrjedhës.Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, tha se “ndihet optimist për marrëveshjen”.Raportet në Bullgari thanë se një afgan ishte qëlluar për vdekje ndërsa përpiqej të hynte në Bullgari nga Turqia të enjten në mbrëmje (15 tetor).Ai ishte pjesë e një grupi të madh emigrantësh që përpiqeshin të hynin në Bullgari, raportoi AFP.Në samitin e Brukselit, zyrtarët europianë ranë dakord për:• të përshpejtojnë liberalizimin e vizave për turqit që duan të vizitojnë zonën Shengen të BE-së – nëse Turqia përmbush disa kritere.•Rinisja e bisedimeve për futjen e Turqisë në BE