Beckham: Djali im Brooklyn po më merr të gjithë popullaritetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2015, 19:40
Më parë shpesh bënin shaka se kush është më shumë popullor në rrjetet sociale. Dhe deri tani, kjo ishte një “luftë miqësore” me djalin e tij të madh Brooklyn.Por ish-futbollisti David, 40 vjeç, tani po e pranon humbjen përballë popullaritetit të djalit të tij 16 vjeçar.“Është interesante kur del me të, sepse është ai tani që fiton vëmendjen e të gjithëve. Tani nuk vijnë më njerëzit të kërkojnë foto me mua, por vijnë dhe bëjnë foto me të. Kurse unë jam ai që u bën foton”, thotë David.