Keanu Reeves, së shpejti “Bill & Ted” 3, po punohet me skenarin

Keanu Reeves shpreson se “Bill & Ted” 3 mund të realizohet, ndërsa shprehet se është duke punuar për skenarin e komedisë së njohur.Aktori i “Matrix” interpretoi së bashku me Alex Winter në vitin 1989 "Bill & Ted's Excellent Adventure", rolin e dy adoleshentëve të ngathët që udhëtojnë në kohë.  Ndërsa "Bill & Ted's Bogus Journey" u publikua dy vjet më vonë.Të dy aktorët janë shprehur se mund të realizojnë serinë e tretë të filmit, por projekti nuk ka avancuar.“Ne duam që ta realizojmë këtë projekt, por skenari nuk ka përfunduar ende”, tha Reeves në premierën e filmit "Knock Knock" në Los Anxhelos.“Janë disa ide të reja, që me kalimin e viteve sa vjen dhe bëhën më të mira, kështu që besojmë se filmi do të vijë së shpejti.”Në filmin "Knock Knock" Reeves luan në rolin e një bashkëshorti dhe babai që kalon një fundjavë vetëm në shtëpi. Një telefonatë nga dy gra të panjohura, që i kërkojnë ndihmë se kanë mbetur të bllokuara, kthehet në një makth për të./oranews.tv/