Pasi i mbyti gruan, lumi i shemb dhe gjysmën e shtëpisë Andrea Abrashit
Familja Abrashi në Vërdovë të Pogradecit i ka shpëtuar për pak një tjetër tragjedie nga përmbytjet.Vetëm 6 muaj pasi gruaja e Andrea Abrashit, Monika Abrashi humbi jetën ndërsa vërshimi i lumit Vërdovë e mori përpara në oborrin e shtëpisë, kësaj familje i është shembur gjysma e shtëpisë.Në momentin e ngjarjes në banesë ishin 6 anëtarët e familjes, mes tyre tre fëmijë.Kryefamiljari Andrea Abrashi, emigrant në Greqi, tregoi për Ora News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe se në dhomën që shembi lumi i flinin fëmijët.“Zëvendës.Kryeministri e di shumë mirë se ka qenë herën e parë, i dërgova letër për pasojat, as nuk u interesua më njeri”.Ai tha se nëse nuk do rastiste aty, çatia e shembur e dhomës së fëmijëve do t'i kishte zënë poshtë.[caption id="attachment_596138" align="alignnone" width="640"]
Banesa e shembur nga lumi e familjes Abrashi[/caption][caption id="attachment_596137" align="alignnone" width="640"]
Banesa e shembur nga lumi e familjes Abrashi[/caption][caption id="attachment_596136" align="alignnone" width="640"]
Përmbytjet në Pogradec[/caption]