Viktima e parë nga përmbytjet dhe bagëti të ngordhura, evakuohen 8 familje

Përmbytje në Vlorë, Fier, Lushnje, Pogradec dhe disa zona të tjera të vendit. Në Rradhimë është gjetur trupi i pajetë i një personi dhe dyshohet të jetë viktimë e përmbytjeve. Ndërsa në Bulqizë ka bllokime të disa akseve rrugore për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.Situatë e vështirë në SelenicëNë Selenicë raportohet se 80 shtëpi janë përmbytur në fushatin Armen, ndërsa në fshatin Peshkëpi janë përmbytur 50 shtëpi. Po ashtu në fshatin Lubonjë prej 48 orësh ka mungesë të energjisë elektrike.Në Vlorë viktima e parë, evakuoohen 8 familjeNë Vlorë është regjistruar viktima e parë nga përmbytjet.  Luan Qarri 50 vjeç, i punësuar si roje nate, u gjet i pajetë në bregdetin e Rradhimës.Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna kur është rrëmbyer nga rrjedhja e ujërave rrëzë kodrës, sëbashku me mjetin e tij, që u gjet vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.Ndërkohë si pasojë e reshjeve intensive, përmbytjet kanë përfshirë pjesën më të madhe të Vlorës.Të përmbytura janë lagjet "24 Maji", "Pavarësia",  "15 Tetori" dhe zona e ish-fabrikës së orizit.8 familje me 25 persona janë evakuuar, ndërkohë që tre persona po trajtohen në spital për ftohje.Në qytetin bregdetar, janë përmbytur dhjetëra biznese, ndërkohë që dëmi është i konsiderueshëm. Uji sipas qytetarëve e ka kaluar nivelin e 1 metër thellësi.Rruga Vlorë-Orikum është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave dhe gurëve.Kryebashkiaku Leli: "Situatë dramatike, ka lidhje me reshjet e jashtëzakonshme të ditës së mbrëmshme. Duhet ta përballojmë të gjithë sëbashku, me mbështje tek njëri-tjetri, me mbështetjen e qeverisë dhe duke dhënë atë shpirtin vlonjat për të ndihmuar njëri-tjetrin".Deri tani mësohet se është raportuar vetëm për disa krerë bagëtish të ngordhura.Në qytetin e Sarandës dhe Delvinës nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qetë.Ndërkohë situata problematike paraqitet dhe në Selenicë, ku përveç problemeve me qarkullimin, nga dalja prej shtrati e lumit Vjosë, janë të paktën 7 fshatra të përmbytur, ndërkohë që uji ka hyrë dhe në banesa, apo biznese të zonës. Vjosa del nga shtrati, përmbyt 7 fshatraLumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Selenicë, duke përmbytur 7 fshatra. Mësohet se në fshatin Armen disa banesa janë nën ujë, ku niveli ka arritur deri në 1 metër.Si pasojë e vërshimit të ujit mësohet se është përmbytur dhe fabrika e vajit dhe e miellit.Nënkryetari i bashkisë së Selenicës, Sokol Hodaj, thotë se situata është alarmante.Përmbytje në Lushnje, disa hektarë tokë bujqësore nën ujëProbleme janë regjistruar edhe në Lushnje ku ka prania uji në disa lagje si në Karbunarë. Mësohet se janë përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore, ndërkohë që gjatë ditës pritet që Ministri i Bujqësisë Panarit të inspektojë hidrovoret në Karavasta.Rrëshqitje dherash, i bllokuar aksi  Bulqizë-KlosNë veri, reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në aksin Bulqizë-Klos dhe ende nuk ka nisur pastrimi i i rrugës.“Rruga nacionale nga Peshkopia në Milot ka pasur probleme, rrëshqitje gurësh që në orët e para të mbrëmjes së djeshme. Nga Qafa e Dumit në Klos ka rrëshqitje gurësh, rruga është vetëm një kalimshme. Po kështu edhe nga ura e Ulzës deri tek tuneli i Shkopetit rruga është një kalimshme pasi ka pasur rrëshqitje gurësh. Prej katër muajsh kjo rrugë nuk mirëmbahet nga firma pasi u ka mbaruar kontrata”informoi korrespondeti ynë Arjan Zefi. [caption id="attachment_596203" align="alignnone" width="640"]rruga ne rradhim 2 Rrëshqitja e gurëve në rrugën Vlorë-Orikum[/caption][caption id="attachment_596205" align="alignnone" width="640"]rruga ne rradhim Rrëshqitja e gurëve në rrugën Vlorë-Orikum[/caption][caption id="attachment_596206" align="alignnone" width="640"]rruga rradhim Rrëshqitja e gurëve në rrugën Vlorë-Orikum[/caption][caption id="attachment_596033" align="alignnone" width="640"]permbytjet ne vlore. Në foto : Përmbytjet në Vlorë[/caption][caption id="attachment_596130" align="alignnone" width="640"]Në foto : Përmbytje në Pogradec Në foto : Përmbytje në Pogradec[/caption][caption id="attachment_596124" align="alignnone" width="640"]Në foto : Përmbytjet në Lushnje Në foto : Përmbytjet në Lushnje[/caption][caption id="attachment_596121" align="alignnone" width="640"]Në foto : Rrëshqitjet e dherave në Mat Në foto : Rrëshqitjet e dherave në Mat[/caption][caption id="attachment_596032" align="alignnone" width="640"]permbytjet Në foto : Përmbytjet në Vlorë[/caption][caption id="attachment_596031" align="alignnone" width="640"]permbytjet ne vlore Në foto : Përmbytjet në Vlorë[/caption][caption id="attachment_596030" align="alignnone" width="640"]vlore permbytjet Në foto : Përmbytjet në Vlorë[/caption]