Daniel Craig: Do të preferoja të prisja damarët se sa të luaja sërish “007”
Aktori britanik Daniel Craig, i cili tashmë ka përfunduar xhirimet e serisë së katërt të James Bond, “Spectre”, ka deklaruar se preferon të presë damarët se sa të luajë sërish në rolin e 007.Në një intervistë për revistën britanike “Time out”, 47-vjeçari tha: “Të luaj një tjetër Bond? Do preferoja të merja një copë xham dhe të prisja damarët. Jo, as tani, as në të ardhmen. Jam shumë mirë për momentin, e vetmja gjë që dua është të vazhdoj përpara”.Sipas revistës, kjo deklaratë është bërë në muajin korrik, pas përfundimit të xhirimeve të filmit të 24-ërt të James Bond.Craig është shprehur se realizimi i figurës së Bond ka qenë i vështirë, dhe se atij i është dashur shumë punë për t’ja arritur.“Çdo ide që kam pasur për realizimin e filmit, e kam përdorur. Banka Bond nuk ka më çfarë të japë. Nëse do të më pyesni, çfarë do të bëja ndryshe në një tjetër seri të Bondit, po ju them se nuk e di. Nuk kam asnjë çelës. Mund të shkojmë në hapësirë? Hajde të shkojmë. Por edhe këtë e kemi bërë. Hajde ta bëjmë sërish.”"Spectre" do të shfaqet në Britani dhe Irlandë më 26 tetor dhe në pjesën tjetër të globit, në fillim të nëntorit.