Përmbyten rrugët e Lezhës, inertet përfundojnë në bulevardin kryesor

Reshjet intensive të shiut që ranë në një hark të shkurtër kohor, pasditen e 8 tetorit 2015, rikthyen një problem të vjetër për qytetin e Lezhës, përmbytjet.Pjesa më e madhe e lagjeve të këtij qyteti u përmbyt ndersa qytetarët e vijuan lëvizjen e tyre duke përshkuar ujin me me cizme apo zbathur.Situata më problematike ishte në lagjen "Besëlidhja", pasi niveli i ujit arriti në 50 cm, duke bërë që edhe ujërat e zeza të dalin në sipërfaqe.Edhe rruget kryesore që përshkojnë Lezhën u mbuluan nga uji, duke veshtirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjetëve dhe të qytetarëve.Vështirësi të shumta pati edhe në segmentet ku vazhdojnë të qendrojnë të hapura kanalet për tubacionet e ujit të pijshëm.Vërshimi i ujërave nga shirat intensive i rihapen këto kanale e për pasoje nuk munguan edhe incidentet ku mbetën të bllokuara automjete.Një sasi e madhe inertesh përfundoi në bulevardin kryesor të qytetit qe solli vështirësi në qarkullimin e mjetëve. Asnjë mjet i bashkisë nuk u pa të ndërhynte për të normalizuar situatën e cila paralajmëron një vjeshtë dhe një dimër të vështirë nëse nuk merren masat.permbytjee lezhe permbytje makina qe ngec ne permbytje makina lezhe permbytje lezhepermbytje lezhe_permbytje lezhe.