Manjani: Disa ndërhyrje në Kushtetutë, hapa prapa për pavarësinë e gjyqësorit

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani e çmon si të domosdoshëm miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, por apelon që politika të tregohet e kujdesshme me ndërhurjet në Kushtetutë.Ylli Manjani: “Kushtetuta aktuale që kemi ka aplikuar standardet më të larta të pavarësimit të sistemit gjyqësor. Kushtetuta e sotme në letër siç është garanton pavarësi absolute të sistemit gjyqësor nga politika. Nga kjo pikëpamje çfarëdolloj ndërhyrje që mund ti bësh Kushtetutës, (kjo është parimore) nuk do ta përmirësojë pavarësimin por do të ketë vetëm hapa prapa. Nga kjo pikëpamje duhet të themi disa amendamente, për fat të keq, shkojnë drejt reduktimit të pavarësisë së gjyqësorit”Manjani, u shpreh kritik edhe për prekjes së kompentencave të Presidentit të RepublikësYlli Manjani: “Ndryshimet thonë se gjithçka do të nisë nga parlamenti jo më nga Presidenti. Pra presidenti del jashtë loje në të gjithë funksionin e tij që ka pasur deri më sot. Mund të jetë një formulë që funksionon por pyetja shtrohet nga bashkëpunimi President- Kuvend, tani shkojnë direkt tek kuvendi?! Qoftë dhe me shumicë të cilësuar, 3/5. Kjo do të thotë se parlamenti patjetër që do të jetë i orientuar drejt qasjeve politike” Reforma në drejtësi, një nga kushtet e Shqipërisë për anëtarësim në BE, pritet të miratohet në muajin dhjetor.Reforma në drejtësi, është një nga kushtet e Shqipërisë ëpr anëtarësim në BE, pritet të miratohet në muajin dhjetor.Opozita kundër formulës së Prokurorit dhe Gjykatës së Lartë