Anulohet koncerti, serbët refuzojnë të vijnë në Tiranë përkrah kosovarëve

Artistët serbë kanë anuluar vizitën e tyre në Tiranë dhe për rrjedhojë edhe koncertin që synonte ti jepte ndeshjes së dy ekipeve të futbollit, por edhe tifozëve mesazhin e miqësisë.Mediat serbe bëjnë me dije se se shqiptarët edhe këtë herë artin donin ta ngatërronin me politikë, duke u shprehur se shkak i anullimit është pikërisht fakti që në koncertin e miqësisë do të vinin edhe artistë nga Kosova.Madje këngëtarët mësohet se janë rekomanduar nga qeveria serbe për të mos u bërë pjesë e koncertit në kushtet kur në të do të ishin edhe artistë nga Kosova.Koncerti i miqësisë ishte planifikuar të mbahej sot në orën 19:00 në lulishten pas Kryeministrisë një ditë para se ekipet kombëtare të dy vendeve të zbresin në fushën e blertë në “Elbasan Arena”.Mediat serbe bëjnë me dije se fillimisht koncerti ishte planifikuar të bëhej në Elbasan ku do të ishin vetëm këngëtarë serbë dhe shqiptarë, por më pas përfshirja e këngëtarëve kosovarë i dha sipas mediave serbe koncertit nota politike.