Përmbytje në disa akse rrugore të qytetit të Durrësit dhe zona periferike
Me rinisjen e reshjeve, janë rikthyer përmbytjet në Durrësit. Shumë prej rrugëve dhe lagjeve të qytetit janë përmbytur, ndërkohë që uji vërshoi edhe mbi bulevard. Situata me problematike ishte në zonën e njohur si rrethrrotullimi i stacionit të trenit, në lagjet numër 1, 4 dhe 8.Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Durrësin nën pushtetin e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.Kanë mjaftuar pak orë shi dhe dhjetra rrugë e lagje të qytetit të Durrësit janë përmbytur .Reshjet intesive të shiut, të nisura në orët e para të mëngjesit kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.Situata më problematike është konstatuar në zonën e njohur si rreth rrotullimi i Stacionit të Trenit, në lagjen numër 1, 4 dhe në lagjen numër 8.Niveli i ujit arriti deri në 20 centimetra, duke kaluar mbi trotuar.Si pasojë e reshjeve, probleme janë konstatuar edhe në zonat periferike të Durrësit, si Plazh, Shkozet e Spitallë.Burime nga Shtabi i Emergjencave Civile bëjnë me dije se banesat dhe bizneset këtë radhë nuk janë prekur nga përmbytjet.Ndërkohë, hidrovori i Porto Romanos e Hamallajt kanë punuar me kapacitet të plotë.
