Arrestohet "Ballisti", i kapen dhe 36 bileta false për "Shqipëri-Serbi"
Një ditë nga ndeshja “Shqipëri-Serbi’ arrestohet Ismail Morina, i njohur si Ballisti, djali i cili ngriti dronin në Beograd.Sipas policisë së Tiranës Ismail Morina u kap me pistolete Zastava në brez me 6 fisheke. Si dhe gjatë kontrollit të makinës së tij iu gjet një pistolete tjetër TT me 30 fishekë.Ai është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë të cilët po lëviznin me të në makinë në rrugën "Petro Nini Luarasi" në Tiranë.Ismail Morinaj , lindur ne Kukës dhe banues ne Tiranë së bashku me Erion Bahushin, Denis Ballën dhe Marin Rexhën janë arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe moskallëzim krimi”"Këta shtetas janë ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e policisë në rrugën "Petro Nini Luarasi” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Ismail Morina, i është gjendur e fshehur ne trup (xhep) një armë zjarri e tipit pistolete “Zastava “me gjashtë fishekë. Ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targë AA 874 KY dhe gjendej ne shoqërinë e shtetasve Erion Bahushi Denis Balla dhe Marin Rexha. Gjatë kontrrollit të mjetit në pjesët e brendshme të tij është bërë e mundur gjetja dhe e një arme tjetë pistoletë tip TT si dhe 30 fishekëve për këtë pistoletë. Gjithashtu në mjet është gjendur dhe një gëzhojë pistolete," informoi mëngjesin e 7 tetorit policia e Tiranës.Shoqërimi në komisariat- Menjëherë është bërë shoqërimi i tyre dhe i mjetit në Komisariat dhe pas kryerjes së të gjitha veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i Ismail Morinës, për veprën penale të “Mbajtjes se armeve dhe municioneve luftarake pa leje” dhe arrestimi i Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha për veprën penale të "Moskallezimit të Krimit" parashikuar nga nenei 300 i K.Penal.Materialet ne ngarkim te tyre do ti dergohen Prokurorise se rrethit për ndjekje e hetime të mëtejshme.Sekuestrohen dhe bileta te ndeshjesNë makinë janë gjetur dhe sekuestruar dhe 36 bileta të falsifikuara për ndeshjen "Shqipëri-Serbi" që do të zhvillohet nesër në "Elbasan Arena". Mësohet se 36 personat që kishin e emrat në këto bileta do të merren në pyetje nga policia.Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara Morina në polici ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje pasi i druhej ndonjë atentati të mundshëm ndaj tij.Jehona ne mediat serbe- Arrestimi i Morinës ka prodhuar jehonë të menjëhershme edhe në mediat e huaja ku e përditshmja serbe "Kurir" shkruan se më në fund ndodhet nën pranga ai që lëshoi dronin në Beograd dhe kërcënoi kreyministrin Aleksandër Vuçiç.
[caption id="attachment_593712" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma pa leje e gjetur ne automjetin ku ndodhej Ismail Morina[/caption][caption id="attachment_593713" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma pa leje e Ismail Morines e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_593715" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gezhoja e gjetur ne makinen ku ndodhej Ismail Morina[/caption] [caption id="attachment_593695" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pasaporta e Ismail Morines dhe biletat e ndeshjes Shqiperi-Serbi te sekuestruara[/caption][caption id="attachment_593714" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Biletat e ndeshjes Shqiperi-Serbi te gjetura ne makine[/caption][caption id="attachment_593702" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina ku ndodhej Ismail Morina ne kohen kur u arrestua[/caption]Ngriti dronin në BeogradIsmail Morina njihet si personi i cili ngriti “Dronin” në ndeshjen Serbi- Shqipëri që u zhvillua 14 tetor 2014 në stadiumin "Partizani" Të Beogradit.Policia ka ndërmarrë një sërë masash të forta sigurie për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Një prej masave është dhe kufizimi i lëvizjeve në disa akse kryesore të Tiranës duke nisur nga dita e sotme, ndërsa nesër do të ketë kufizime të lëvizjeve si në autostradën Tiranë-Durrës dhe në tunelin e Elbasanit.Të arrestuarit- Ismail Morina , lindur ne Kukes dhe banues ne TiraneErion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne TiraneDenis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues ne TiraneMarin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë