Bashkimi Europian operacion në Mesdhe për kapjen e trafikantëve të refugjatëve
Bashkimi Europian ka nisur një operacion të ri në jug të Mesdheut me qëllim kapjen e anijeve që kontrabandojnë emigrantët.I koduar me emrin “Sophia”, gjatë këtij operacioni anijet detare do të jetë në gjendje të kërkojnë, identifikojnë dhe kapin anijet që dyshohen se po përdoren për kontrabandim të qënieve njerëzore.Operacioni “Sophia”, faza e dytë ka marrë këtë emër pas lindjes së një fëmije në bordin e një anije shpëtimi të Bashkimit Europian në brigjet libiane gjatë muajit gusht.Sipas autoriteteve që drejtojnë këtë operacion, Enrico Credendino, dhe Herve Blejean, qëllimi është kapja e trafikantëve, teksa deri tani operacionet janë fokusuar në shpëtimin e jetëve të emigrantëve.Sipas ekspertëve të migrimit, ky operacion do të dështojë nëse bandat kriminale nuk luftohen gjithashtu nga vendet e bllokut.Eugenio Ambrosi, i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim thotë se nëse përpjekjet përqëndrohen vetëm tek anijet, bërthama e kriminelëve mbetet e paprekur.Që nga janari 2015, më shumë se 130.000 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Europë nëpërmjet Mesdheut, ku më shumë se 2.700 prej tyre janë mbytur.Edhe pse aktualisht shumica e emigrantëve po zgjedhin itinerarin nga Turqia në drejtim të Europës, rruga më vdekjeprurëse mbetet Libi-Itali.Kriza e thëllë e emigrantëve ka çuar në një krizë të thellë politike Bashkimin Europian, pasi shumë vende anëtare refuzojnë të kontribuojnë në këtë fluks emigrantësh.