Ndryshime në qeveri? Meta kundër Ramës: Kërkojmë impulse të reja
Në pikun e zërave për ndryshimet në qeveri, kryetari i LSI, Ilir Meta del hapur në mbështetje kur thotë që qeveria ka nevojë për impulse të reja. Ai është i vetëdijshëm se kjo është përgjegjësi e kryeministrit Rama, por si parti me peshë në qeverisje ja lejoi vetës një sugjerim në distancë.Pyetje: Meta, a i keni kërkuar aleatit tuaj Edi Rama ndryshime në qeveri?Ilir Meta: Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Përsa i takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë Kryeministrit kur ai e gjykon të arsyeshme.Pyetje: A i ka këto impulse qeveria deri më tani apo duhen rinovuar?Ilir Meta: Në qoftë se ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë nuk do të isha shumë i lumtur për vlerësimin tuaj. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë e më të gjalla dhe më të fuqishme.Pyetje: A do të kemi ndryshime në qeveri?Ilir Meta: Kjo është pyetje që i takon Kryeministrit Rama.Në mbledhjen e kryesisë së LSI, Ilir Meta i mëshoi me argument gjëndjes ekonomike duke kërkuar strategji më të qartë. LSI në vijmësi ka qenë kritike për disa nga nismat ekonomike sic ishte ai i ndryshimeve të procedurave tatimore.Meta: Është e rëndësishme të kemi një strategji më të qartë për rritjen ekonomike në kapacitetet e mundshme të tij dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë në qeveri dhe eskpertët përsa i takon buxhetit të ri dhe paketës fiskale.Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi ishte një tjetër ndalesë e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të LSI Ilir Meta. Ai sheh pak diferenca mes draftit të qeverisë dhe opozitës dhe mendon se ka vend për konsensus.Meta: Theksoj anagazhimin e LSI për të realizuar dhe me konsensus të ashtuquajturin proces të Dekriminalizimit, pa asnjë vonesë dhe hezitim për të çrrënjosur ndikimin kriminal në plitikën e vendit dhe për të vendosur standardet e lartë në përfaqësuesit e qytetarëve. Ky proces ka hyrë në trasenë e konsensusit dhe jemi të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Të dyja draftet janë më shumë se 90% të afërta, dhe shpresojme që ndryshimet t’i zgjidhim me konsensus në rast se jo t’i drejtohemi komisionit të Venecias. Me këtë i japim fund një periudhe të shëmtuar parlamentarizimi dhe t’i japim fund një debati dhe retorike majft helmuese.Ilir Meta, kryetari i partisë që ka si bosht integrimin mendon se prioritet i klasës politike duhet të jetë celja e negociatave me BE.
/Oranews.tv/