Bashkia e Tiranës: 10 ditë kohë për zhvendosjen e romëve te Liqenit
Bashkia e Tiranës do të zhvendosë familjet rome që jetojnë pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës. Ky institucion ka hartuar një plan veprim pas ankesave të ardhura nga qytetarët për ndotje mjedisore në këtë zonë.Familjet rome që jetojnë pranë Liqenit Artificial të Tiranës kanë 10 ditë afat për tu zhvendosur në qëndrën tranzitore në Tufinë.Bashkia e Tiranës ka një plan veprimi për këto familje që prej kohësh janë vendour me çadra në këtë hapësirë, duke shkaktuar ndotje mjedisore dhe akustike.Familjet në fjalë të cilat janë identifikuar si të pastrehë do të trajtohen me emergjencë në ish-repartet që do të vihen në dispozicion të tyre, ndërsa ata që kanë vendbanim dhe janë të regjistruar në gjendjen civile të qyteteve të tjera të Shqipërisë, do t'u sigurohet transporti falas.Sipas Bashkisë së Tiranës jetesa e tyre prej vitesh në këtë territor është tepër shqetësuese dhe me pasoja të rënda për jetën e fëmijëve aty, por edhe të qytetarëve që banojnë në atë zonë për shkak të ndotjes që është shdnërruar në kërcënim serioz për shëndetin e popullatës dhe rrezik për jetën e fëmijëve që banojnë në kushte çnjerëzore e që shfrytëzohen në punë abuzive.Problematikat në atë zonë variojnë si më poshtë:- Ndotje e madhe mjedisore nga përqendrimi i fekaleve dhe derdhja e tyre në kanalin e ujërave të bardha anash rrugës dhe në brendësi të Liqenit Artificial, duke rënduar ndjeshëm nivelin e ndotjes së liqenit.- Ndotje e rëndë akustike për pushuesit, frekuentuesit dhe banorët më të afërt me zonën ku ndodhen.- Përpunim abuziv mbetjesh, që vijnë në këtë vendqëndrim me mjete pa targa, motorë e karroca, çka është kthyer në një trafik të tërë spekullimi me mbetjet urbane.- Rrezik për jetën e fëmijëve që banojnë në kushte çnjerëzore e që shfrytëzohen në punë abuzive.
/Oranews.tv/