Maturanti plagoset me thikë në oborrin e shkollës
Plagosje me thikë në ambjentet e gjimnazit të qytetit të Bajram Currit. Një 17-vjeçar me inicialet A.I, nxënës i klasës së XII është goditur me thikë në oborrin e gjimnazit “Asim Vokshi” nga një bashkëmoshatar i tij pas një konflikti teksa luanin.I plagosuri mësohet se ka marrë plagë në pjesën e krahërorit.Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit ku iu dha ndihma e parë e më pas u transportua me helikopter drejt Tiranës. Sipas informacionit, ekipi i mjekëve që realizojë ndërhyrjen siguron se, nxënësi në fjalë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Ministria e Arsimit ku theksohet se “Nikolla pasi mori informacionin nga Zyra Arsimore Tropojë ka qënë në komunikim të vazhdueshëm me autoritet, për t’u siguruar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e jetës së nxënësi”t.Ndërkohë, me urdhër të Ministres së Arsimit, është nisur menjëherë grupi i inspektimit drejt qytetit të Bajram Currit për të verifikuar ngjarjen e cila ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës, si edhe për të marrë masat e nevojshme ndaj përgjegjësve.