Taksitë pa liçencë, deri në 40 mijë lekë gjobë dhe heqje të lejës së qarkullimit
Policia e Tiranës ka filluar një aksion ndaj mjeteve të pa liçencuara që operojnë në shërbimin taksi. Policia i ka kërkuar atyre që të heqin simbolet e taksisë pasi në të kundërt do të gkobiten deri në 40 mijë lekë dhe heqje e qarkullimit të mjetit."Duke u nisur nga shqetësimi i ngritur nga Shoqata e Taksistëve ka marrë masa për kontrollin dhe ndëshkimin e këtyre mjeteve që në mënyrë abuzive qarkullojnë me ngjyrë të verdhë dhe me targa të bardha duke konkuruar në mënyrë të paligjshme mjetet e licensuara konform rregullave të përcaktuara në Ligj", thuhet në njoftimin e policisë.Sipas policisë "ndaj kundërvajtësve do të marren masa administrative që konsistojnë në dënime me gjobë nga 10 000 deri në 40 000 lekë, dhe tërheqje të lejes së qarkullimit të mjetit, e cila do ti kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Transportit Rrugor, e cila merr masa për azhornimin e saj sipas dispozitave që janë shkelur."Po ashtu "Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kanë në përdorim mjete me ngjyrë të verdhë, ose me targa të bardha, që iu ka kaluar afati i liçencës, dhe akoma kryejnë në mënyrë të kundërligjshme këtë shërbim, të marrin masa për të bërë ndryshimet karakteristike të mjetit, kthimin e tij në ngjyrën e rregjistrimit të parë, dhe ndryshimin e targave të mjetit."
