24 vjetori i hapjes së ambasadës së parë të SHBA

1 tetori përkon me 24 vjetorin e hapjes së ambasadës së SHBA në Tiranë vetëm pak muaj pas rivendosjes së marëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.Kristofer Hill është i ngarkuari me Punë ad interim dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shënuan kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George W. Bush më 10 Qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri.Marrëdhëniet me SHBA janë konsideruar si më të mirat të mundshme që Shqipëria ka me një shtet.Aktualisht këto marrëdhënie cilësohen si në kulmin e tyre për shkak se ambasada e SHBA është angazhuar në realizimin e disa reformave kyçe në vend siç është ajo në sistemin e drejtësisë, procesi i dekriminalizimit, apo lufta kundër rrezikut terrorist dhe hetimi i rasteve korruptive duke u përfaqësuar në me një prokuror të posatshëm.Përfaqësuesi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, zëvendësoi ambasadorin e mëparshëm, Aleksandër Arvizu.12010484_10153267166220838_4755366664308886840_o 12091309_10153267166255838_244222522630939449_o 12027327_10153267166270838_8198650600269588325_o/Oranews.tv/