Korçë, gjuetarët popullojnë pyllin me kafshë në zhdukje
Një grup gjuetarësh në Korcë, në mënyrë vullnetare kanë shpërndarë në pyllin e Dvoranit në Devoll, cifte lepujsh të egër dhe thëllëzash. Me këtë veprim synojnë të promovojnë moratoriumin e gjuetisë për ruajtjen e faunës së egër.Korçë-Pasioni për gjuetinë nuk do të thotë vetëm vrasje të kafshëve te egra por edhe mbrojtje të tyre. Rreziku i zhdukjes së faunës së egër ka mobilizuar gjuetarët e Korces për të kërkuar rrugë dhe mënyra të reja për shtimin e tyre.Për të ruajtur ekuilibrat, në një aksion vullnetar u lëshuan në pyllin e Dvoranit në Devoll, lepuj të eger dhe thëllëza e malit, të dyja në rrezik zhdukje.Më herët gjuetarët e Korcës janë organizuar në luftimin e vatrave te infeksioneve qe demtojne rende kafshet e egra, si edhe në ndalimin e gjuetisë së paligjshme./Oranews.tv/