CEZ, Meta: Skenar mafioz ndaj meje

Ilir Meta ka zbritur në foltoren e Kuvendit, për të rrëfyer për herë të parë  të vërtetën e tij, duke iu përgjigjur çdo akuzë që e ka lidhur  ndërmjetësimin e  marrëveshjes DIA-CEZ.Fillimisht Kryeparlamentari  foli per nje komplot mafioz kundër tij, pas të cilit fshihen ish ministri Dritan Prifti dhe ish- deputeti Tom Doshi.Kryeparlamentari, sqaroi se nuk është ai ish kryeministri për të cilën flet shkrimi i botuar nga agjencia BIRN, si negociator të aferës miliona euro.Gjatë gjithë fjalës në shpjegimin për çështjen CEZ, Meta e mbajti larg akuzave  ish aleatin në qeverisje, Sali Berisha, por  i rrëzoi akuzat se udhëtoi në Pragë për tu dakordësuar me DIAMeta sfidoi kryetarin e PD-së që i  kërkon  dorëheqjen. Ai shtoi se qëndrimi i tij është i palëkundur, për hetim ndërkombëtarët të çështjes pse jo edhe nga amerikanët.Ja i plotë fjalimi i cili  zgjati 20 minuta"Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik ,  mediatik dhe financiar për të përfshirë me domosdo, përmes një propaganda mashtruese, e cila nuk mbështetet në asnjë fakt e në asnjë provë, përmes financimit mafioz të emisioneve e gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta, dhe të kolegëve të caktuar deputetë, që bëhen zëdhënës të tyre këtu apo në media.Gjithçka është fare e qartë. Çdo gjë ka qenë e studiuar mirë. Por i gjithë operacioni është i mjerë pasi bazohet mbi falsifikime. Agjencia BIRN ka përmendur emrin tim pasi i referohet raportit të studios e cila nuk është angazhuar nga qeveria aktuale, por nga qeveria e mëparshme dhe është firmosur nga ish drejtori i OSHE-së, zoti Sait Dollapi."Clifford" është një kompani që i ka bërë dhe shërbime të tjera qeverisë së para 23 qershorit 2013.   Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë të manipuluar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN, që natyrisht ka bërë dhe ajo shërbimet e saj dhe do të ketë përmirësuar standardin e jetesës së saj, kompania Clifford bëri në mënyrë të qartë një sqarim që është bërë zyrtar por që të gjithë ata që janë vënë në mbështetje të këtij operacioni mafioz politik mediatik e financiar nuk i intereson: Që nuk ka përmendur emrin e zotit Meta për asnjë transfertë apo  praktikë korruptive lidhur me çështjen e DIA-s. Eshtë përmendur fakti që kanë qenë politikanë dhe ish kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Ka dalë shumë qartë nga dokumentat,të cilat nuk dëshironi ti pranoni, flas për ata që janë vënë në mbështetje të operacionit mafioz, politik, mediatik e financiar, se ka qenë një ish- kryeministër i cili ka përfituar transferta nga kompania DIA për  llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR në emër të tij.     Nëse doni me patjetër që ky ish-kryeministër të jem unë më vjen shumë keq për të gjithë ju.Kompania DIA dhe çdo kompani tjetër, në këtë rast, pasi DIA ka mbledhur vetëm 20 % të borxheve, 80 % i kanë mbledhur kompani të tjera, shumica e të cilave janë krijuar pas një vendim të ERE-s për të favorizuar CEZ në dëm të KESH. Një dëm katastrofik. Por dhe një vendim tjetër që do i jepte mundësi kompanive që të mos mblidhnin vetëm borxhet e kompanive private që mbledhte DIA, por të merrnin automatikisht detyrimet e ujësjellësve, Albpetrolit e kompanive publike, përmes një vendimi qeverie.Nuk kam shkuar në Pragë për të negociuar për CEZ  Një tjetër falsifikim që më vjen keq që është bërë nga një njeri që është në këtë sallë dhe që është në relacionin që keni dhënë ju është se Ilir Meta paska ikur në Pragë për të negociar për këtë çështje.   Unë deklaroj me përgjegjësinë maksimale që as më ka shkuar në mendje në Pragë për të negociuar për kompani të tilla.Nuk kam qënë atje për të diskutuar me CEZ çështje që nuk kishin lidhje me funksionin dhe kapacitetin tim si ministër i Jashtëm apo zv/kryeministër. Është e ditur se shumë prej jush e kanë pritur në zyrat e tyre Kastriot Ismailajn (Drejtor i DIA-s) dhe me gjithë partneren e tij, edhe përpara vitit 2009. Është e ditur botërisht që ka patur lidhjet e veta me CEZ, çështje e tij kjo. Ajo që është e kristaltë është se Ilir Meta asnjëherë nuk ka ndërmjetësuar për një marrëveshje të tillë dhe nuk ka pasur interes ta bëj këtë gjë”  Mos u angazhoni të më merrni mua nëpër gojë me vënd e pavënd. Lidhur me dëshmitarin E. M. Ky dëshmitar ka qenë 3- 4 muaj në LSI. Është konfliktuar me një të ri për motive të dobëta dhe është larguar. Nuk ka lidhje me LSI-në prej 10 vitesh. Lidhur me përgjegjësitë e mia në 5 muaj si ministër i Energjisë. Ilir Meta ka pasur vetëm KESH në varësi, drejtorin e KESH Ëngjëll Zeqo. Shikoni veprimet e bëra nga ai me urdhrin tim si ministër.  Kastriot Ismaili nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Mos u konsumoni kaq shumë duke stërpërdorur Tom Doshin e Dritan Priftin.Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, politik mediatik e financiar.Më kërkoni dorëheqjen mua se ju ka thënë kryetari I pafajshëm Lulzim Basha. Pse duhet të jap dorëheqjen se ka mashtruar gazetarja e BIRN?! Pse duhet të jap unë dorëheqjen, mbi çfarë baze, mbi dëshirën tuaj? U mësuat keq me dorëheqjet e mia. Keni ndonjë pretendim për veprimet apo mosveprimet e mia si kryetar i parlamentit që të jap dorëheqjen? Sa herë të gjeni ju ndonjë mashtrues që të bëjë deklarata do të japë unë dorëheqjen? Kush më kërkon dorëheqjen mua, Lulzim Basha, qe i ka ikur gjykatës, procesit, duke shpikur raporte mjekësore nga më absurdet, duke sajuar vizita absurde jashtë shtetit dhe duke e mbyllur çështjen për procedura? Ndoshta është dhe parim që nuk kam folur më përpara pak më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit. Unë jam për hetim ndërkombëtar, jam dhe për hetim amerikan dhe e mbështes këtë çështje plotësisht. Çështja do të futet në rendin e ditës për t’u votuar”. ilir meta /Oranews.tv/