"Pesë Leksione për Konstitucionalizmin" Nga Spartak Ngjela
Në një kohë kur reforma në drejtësi, ëhstë çështja kryesore e politikës, dhe debati po përqëndrohet në ndryshimet kushtetuese, avokati Spartak Ngjela sjell disa ide në librin “Pesë Leksione për Konstitucionalizmin”.Ngjela i kërkoi përfaqësuesve të drejtësisë që ti shërbejnë më shumë shoqërisë shqiptare pavarësisht se ende nuk e kanë kulturën e demokracisë.Spartak Ngjela :“Kuptohet edhe konstitucionalizimi është kulturë para së gjithash.Pra e kemi ne kulturën e të kundërtës? E kemi ne kulturën e drejtësisë? Problemi është që a do t’i shërbejmë ne shoqërisë tonë në këtë formë ? Unë nuk them që të shkojmë në nivelin e gjykatës së lartë amerikane sepse nuk kam luajtur mendsh.Por a do tentojmë? Këtë thotë ky libër : Tentoni! : Avokat Ngjela tha se drejtësia nuk bëhet vetëm me ligje por kërkon principe.Spartak Ngjela : “ Ajo që na ndan nga kafshët , tha ai, është principi.Është principi etik ose moral i drejtësisë. Kjo është arsyeja pse është kaq e fortë gjykata . Pastaj pyetja jep apo nuk jep drejtësi është një çështje që i takon shoqërisë ta zgjidhi."Libri Pesë Leksione për konstitucionalizëm është një përmbledhje e punëve dhe leksioneve të avokat Ngjelës në vitet 2007-2008.
/Oranews.tv/