Shqipëri-Serbi, 100 mijë duan bileta, në stadium vetëm 70 "tifozë" serbë
Mbi 100 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen e kuqezinjve me Serbinë, teksa kapaciteti i stadiumit të Elbasanit është vetëm 12850 vende. Bileta online jane shitur mbi 2500, në një kohë që ka patur 4 mijë klikime vetëm për 10 minuta. Këto shifra i ka përcjelle vetë sekretari i FSHF-se Shulku në daljen publike për ndeshjen e aq shumëpritur të 8 tetorit me serbët.Shulku: Kemi shitur online rreth 15% të biletave. Me grupime të dedikuara që tashmë dihen që janë mbështetësit të ekipit kombëtar kemi ruajtur një marrëdhënie konstante. Në ditën që kanë dalë në shitje biletet online në një minutë ka pasur rreth 4 mijë klikime. Janë shitur rreth 15% të stadiumit online dhe kjo është e verifikueshme. Që ditën që është hedhur short ii këtij eventi kërkesat e para për bileta janë bërë për nedshjen me Serbinë. Shumë kohë përpara shumë njerëz, shumë institucione kanë dashur të ishin të pranishën në stadium. Ju e dini shumë mirë që ky stadium ka rreth 12 600 vende. Kërkesat kanë qenë mbi 100 mijë.Ndërkaq, shefi i ekzekutivit te futbollit sqaron edhe cështjen e 70 studenteve serbë, si rrjedhojë e akordit mes dy qeverive arritur në Berlin. Ata janë studentë të ekselencës dhe jo tifoze te tifo-grupeve serbe.Shulku: Janë rreth 70 studentë me nota të shkëlqyera në Serbi që kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi me 70 studentë me nota të shkëlqyera në Shqipëri që do të kenë edhe aktivitete të tjera dhe ndër to do të jenë edhe në ndeshjen.Vetë Shulku theksoi se për këtë ndeshje shumë specifike do të jene në stadium atë mbremje 3 oficerë sigurie të ardhur nga UEFA, si edhe një përfaqësues i rangut të lartë në UEFA-s. Masat janë gati në një kohë që fton të gjithë të pranishmit në stadium për një mbarevajtje normale dhe FAIR te ndeshjes, e cila ka një rekord të çmendur biletash.
/Oranews.tv/