Votohet sot nisma e PD-së, Ruçi: PS pro hetimit por të gjithanshëm e kushtetues

Debate në Kuvend.Gramoz Ruçi: PS pro hetimit por  të gjithanshëm"PS është për hetim të gjithçkaje edhe të kësaj çështjeje, por është për një hetim të ligjshëm, kushtetutes e gjithëpërfshirës dhe jo selektivë. Siç kërkoni ju, këtë e këtë se doni të përjashtoni veten. Të hetohet nga A tek ZH. Që nga privatizimi, kur ne ishim kundër." S'kundërshtuam përmbajtjen e pr/ligjit të PD, por procedurënKryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi deklaron se në konferencën e Kryetarëve maxhoranca nuk kundërshtoi përmbajtjen e kërkesës së PD-së, por kundërshtoi kalimin me procedurë të përshpejtuar"Maxhoranca nuk kundërshtoi përmbajtjen e kërkesës së PD-së. Ajo që ne kundërshtuam ishte se nuk mund të kalojë një procedurë e tillë të përshpejtuar parlamentare. Jo se nuk duam ne por nuk na lejon Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit" deklaroi Ruçi.Në fund të seancës votohet nisma e PD-së për hetim ndërkombëtar të "CEZ"Kuvendi përfshin në rend të ditës nismën e Partisë Demokratike për  hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ. PD kërkoi të kalojë nisma me procedurë e tillë të përshpejtuar parlamentare.Lajmi u mësua nga kryetari u Kuvendit në fund të fjalës së tij të mbajtur nga foltorja e Kuvendit ku deklaroi se një ishte ndërmarrë "një operacion mafioz, financiar e politik kundër tij"Duke hedhur poshtë akuzat për ndërmjetësimin e tij për kompaninë DIA, Meta deklaroi se nuk i kishte bërë asnjë favor Kastriot Ismailajt dhe se nuk jepte dorëheqjen.Në fund të fjalës Meta deklaroi: "Çështja është në fund të rendit të ditës"Konferenca e kryetareve e rrezoi, Halimi: Pretendimi i mazhorancës alibiKuvendi nuk do të përfshijë në rend dite propozimin e PD për hetim ndërkombëtar të aferës me CEZ.Përpara fillimit të Seancës Plenare, Konferenca e Kryetarëve mori këtë vendim, duke mos miratuar kërkesën e Partisë Demokratike me arsyetimin se nuk janë respektuar procedurat parlamentare.Deputeti i PD, Eduard Halimi pas marrjes së këtij vendimi tha se hetimi ndërkombëtar për çështjen e CEZ duket të fillojë sa më parë. Halimi ka kërkuar që projektligji për hetim të shkojë me procedurë të përshpejtuar."Shumica thotë se duhen 84 vota për të kaluar në procedurë të përshpejtuar, por kjo është një alibi pasi ligji kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash", u shpreh Halimi.Ndërkohë një ditë më parë Kryeministri Rama tha se hetimi do të bëhet nga institucione shqiptare, Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha kërkoi nga Kuvendi që të bashkoheshin votat për një hetim ndërkombëtar. Këtë ide e mbështet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.halimi /Oranews.tv/