Gjykim i shkurtuar për 3 shqiparët e arrestuar nga operacioni "Lazarat"
Gjykata italiane e qytetit të Komos ka marrë vendimin për një gjykim të shkurtuar ndaj 3 shqiptarëve anëtarë të një organizate në trafikimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.Arrestimi i tyre u krye në mars të vitit 2015 në kuadër të operacionit "Lazarat" i cili vuri në pranga gjithsej 6 persona e 3 të tjerë nën hetim të lirë.Akuza ndaj shqiptarëve të arrestuar është trafikimi deri në 200 kg marijuanë në javë nga Lazarati drejt komunës së Erbës në provincën e Komos në Itali. Droga ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë Italinë e Veriut.Transportimi i lëndës narkotike kryhej cdo javë nga të paktën 5 korrierë që udhëtonin me makina të ndryshme me një fund të dyfishtë për fshehjen e drogës, i ngjashëm me një kasafortë të vërtetë të blindur ku mund të transportohej 60-70 kg marijuanë për udhëtim, e që mund të hapej vetëm nga personi referues që merrte në dorëzim lëndën narkotike.Hetimet e operacionit "Lazarat" kishin nisur më dhjetor të 2013, pas arrestimit të korrierit shqiptar Mario Roli 55 vjec, që transportonte 66 kg marijuanë në makinë nga Shqipëria në Itali.Itenerari i transportit të drogës ishte; Lazarat- Durrës- Portet e Pulias-Brianza e Erba ku gjëndej dhe baza operative e bandës së shqiptarëve. Hetimet e autoriteteve italiane vërtetuan se shqiptarët kanë mundur të transportojnë disa dhjetëra tonë marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.Një rol të vecantë në këtë organizatë si ndërmejtëse mes korrierëve e trafikantëve luante shqiptarja 45 vjecare Shpresa Rika e cila gjatë ditës punonte si pastruese.Të arrestuarit kanë kërkuar nga drejtësia italiane një gjykim të shkurtër e vendimi i gjykatës së Komos marrë për anëtarët e kësaj organizate trafikantësh është;- Shpresa Rika 45 vjec, rezidente në komunë e Castelmarte dënohet me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie.- Renato Korra 28 vjec rezidentë në Modena dënohet me 4 vjet heqje lirie.- Amarildo Beqiri 30 vjec, re zidentë në Rexhio Emilia dënohet me 1 vit e 2 muaj heqje lirie.Shqiptari i katër Lisandër Livadhi i hetuar në gjëndje arresti shtëpie është larguar duke u shpallur person në kërkim.