Daniel Anderson, artisti irlandez që troket derë më derë për të shitur albumin
Muzikanti irlandez Daniel Anderson, ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shitur artin e tij, duke ecur më këmbë, në rrugët e Dublinit dhe duke trokitur derë më derë, për të shitur albumin e tij muzikor, sic duket në këtë video të publikuar edhe në rrjetet sociale.Pasi ndërtoi studion e tij të prodhimit muzikor, Anderson kaloi plot 2 vjet për të regjistruar albumin e tij të parë dhe tashmë e ka të vështirë të hyjë në tregun muzikor, qoftë edhe për të prezantuar projektin e tij,.Me burime të limituara financiare, ai ka mendur ta gjejë vetë mënyrën për të shpërndarë muzikën e tij. Miku i tij Russell i dha idenë për të trokitur derë më derë për ta shitur albumin dhe teksa filmohej nga kamera, Anderson i kërkon banorëve të Dublinit të dëgjojnë këngët e tij.Ai troket në dyer ndërsa ndalon qytetarët në rrugë, duke i prezantuar menjëherë vehten dhe këngët e tij.Në fakt, banorët e pëlqejnë muzikën e tij, disa edhe kërcejnë teksa e dëgjojnë në derë apo kopshtet e shtëpive.Madje në video duket edhe një cift që e blen diskun e tij, pasi e dëgjojnë.Pavarësisht kësaj përpjkejeje, Anderson ka shitur vetëm 20 kopje të albumit të tij në vetëm 2 ditë ndërsa 500 të tjera janë shitur duke porositur online, pasi kjo video u hodh në internet.