Putini imponon një zgjidhje midis murtajës dhe kolerës

Ai që kishte besuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të shpallte në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York një propozim të ri rus kompromisi për konfliktin e Sirisë dhe që të paktën në retorikë do të distancohej pak nga sundimtari sirian, Baschar al Assad, ai duhet të ndihet i zhgënjyer. Presidenti i Rusisë e bëri të qartë në fjalimin e tij se një koalicion i mbështetur nga Moska në OKB kundër milicëve terroristë të Shtetit Islamik mund të ekzistojë vetëm me regjimin e Assadit.Vetëm me AssadinDhe jo, Putini nuk e lë të bjerë Assadin - tani jo, e ndoshta jo edhe në të ardhmen. Nuk e lë të bjerë për hir të parimit. Sepse Putini - kështu thotë - është kundër çdo përzierjeje të jashtme në punët e brendshme të një shteti. Pas kësaj nuk qendron vetëm shqetësimi për partnerin e Rusisë në Lindjen e Afërme, Assadin, por me këtë ai kundërshton padyshim edhe çdo kritikë perëndimore për sistemin e tij të diskutueshëm të sundimit në Rusi.Vetëm sa për protokollin: me dënimin e qartë të një ndërhyrjeje të jashtme Putini natyrisht që nuk ka parasysh aneksimin jo sipas së drejtës ndërkombëtare të gadishullit ukrainas Krime nga Rusia dhe separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën Lindore.Me qëndrimin e tij, Presidenti Putin e detyron Perëndimin të bëjë në krizën e Sirisë një zgjedhje midis murtajës dhe kolerës: ose SHBA dhe Evropa e pranojnë Assadin si partner faktik në luftë kundër terroristëve të IS. Me këtë do të stabilizohej jo vetëm regjimi i sundimtarit sirian, por do të avanconte dukshëm edhe roli i Rusisë si lojtar global në politikën botërore. Izolimi i Rusisë nga Perëndimi si sanksion për përzierjen ruse në vendin fqinj Ukrainë atëherë do të thyhej.Ose të vazhdojmë si deri taniNëse nuk do të ketë dakordim me Putinin, situata e tanishme në Siri mund të vazhdojë pa ndryshim: lufta vrastare në Lindjen e Afërt do të dëbonte miliona njerëz të tjerë - ndoshta para së gjithash në drejtim të Evropës Qendrore. Dhe për opcionin e tretë - angazhimin plot rreziqe të një fuqie perëndimore masive me trupa tokësore në Siri pa një mandat të OKB-së - për këtë deri tani askush nuk ka dëshirë të mendojë me zë të lartë në kryeqytetet perëndimore.Të gjitha këto nuk janë zgjedhje të thjeshta për Perëndimin, i cili nuk ka dëshirë ta pranojë krejtësisht dobësinë dhe pafuqinë e tij. Kohët për veprime unilaterale të SHBA në Lindjen e Afërme gjithsesi kanë kaluar, gjë që e bëri të qartë edhe Presidenti Obama në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. / Marre nga DW