Kushtet e mjerueshme të konviktit të Kukësit, mungesë fondesh prej 4 vitesh

Mungesa e fondeve dhe investimeve prej vitesh në konviktin e "20 Dëshmorët" në Kukës, ka bërë që godina në ditët e sotme të jetë jashtë standarteve normale. Shkak, sipas Drejtorit të këtij konviktit është mosalokimi i fondeve nga Ministria e Arsimit për investime dhe mirëmbajtje.Konvikti "20 Dëshmorët" i shkollës së mesme në Kukës është në kushte të mjerueshme infrastrukturore.Në ambjentet e tij ka prezencë të madhë lagështie, prej vitesh mungon mirëmbatja, çka bën të vështirë qëndrimin e 250 gjimnazistëve që akomodohen në këtë konvikt.Sipas Drejtorit të konviktit, Asllan Hoxha, shkak për këtë gjendje është mungesa e fondeve, të cilat kanë mbi katër vjet që nuk janë akorduar nga Ministria e Arsimit.Asllan Hoxha: Konviktit “20 Dëshmorët”, shteti ose Ministria e Arsimit i detyrohet nga viti 2008 dhe deri tani 530 milion lekë të vjetra. Çdo vit jep fond të veçantë për konviktin dhe për këtë vit që kam ardhur unë i ka mbukluar Bashkia me forcat e veta.Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Drejtori i konvitit duhet t'i drejtohet Ministrisë së Arsimit për të kërkuar fondet e prapambetura dhe fondin e këtij viti për kryer nderhyrjet e nevojshme.Konvikti "20 Dëshmorët" është ndërtuar rreth 50 vite më parë. Kjo godinë ka nevojë për ndërhyrje në pjesë të ndryshme, si në kuzhinë, ambientet e tualeteve, dusheve etj.konvikti kukes /Oranews.tv/