Pas 10 orësh kapet autori i plagosjes me armë i të riut tek “Ushtari i Panjohur”

Rreth 10 orë pasi një person mbeti i plagosur në zonën e "Ushtarit të  Panjohur", policia arrestoi autorin mbrëmjen e sotme (27 shtator), 26 vjeçarin Bledar Vani nga Dibra, por me banim në Tiranë.Konflikti mes dy personave ndodhi në orët e mesditës së sotme, ku i plagosur mbeti shtetasi  Martin Iskurti 27 vjeç.Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se dy personat u konfliktuan  fillimisht pranë Sahatit, në qendër të Tiranës dhe më pas sherri u zhvendos tek “Ushtari i Panjohur”, ku 27 vjecari është qëlluar me armë zjarri.Martin Iskurti mësohet se ka marrë plagë në këmbë. Ai u dërgua në spitalin e Traumës për marrjen e ndihmës mjekësore.[caption id="attachment_588053" align="alignnone" width="488"]autori Autori i plagosjes Bledar Vani[/caption]plagosje ne Tiraneplagosje /Oranews.tv/