Çipi RFID, një vështrim i njeriut transhumanist

Te humbi celesat nuk eshte me nje shqetesim per Sandro Portner. E gjitha cfare I duhet atij per te hapur deren e perparme eshte te rreshkase doren para lexuesit te cipit te tij.Nje fans I teknologjise se fundit, ky djale I ri nga Zvicra ka implantuar ne trupin e tij dy cipe per identifikimin e frekuencave radio. Ai eshte pjese e nje gjenerate te re te atyre qe disa I kane quajtur ‘qenie njerezore te permiresuara’.‘Nuk po them se eshte e domosdoshme. Por une jam nje fans I teknologjise se fundit dhe eshte nje shpikje per te cilen isha I interesuar ta provoja dhe eshte e lehte per t’I hequr,’ shpjegon ai. ‘Njerezit mendojne se eshte e cuditshme te besh nje implant. Dhe me pas, ata shohin rezultatin dhe mendojne, se mund ta provoj edhe une, ndoshta nje dite cipi do te me lejoje te bej me shume gjera.’Hapja e dyerve ose kalimi ne smartphonin tuaj, keto jane vetem disa nga perdorimet per keto cipe dhe rangu I aplikimeve te reja po rritet.Madhesia e nje kokrre gruri e future ne nje xham bioaktiv, cipi nuk ndikon ne organizmin e njeriut sipas zhvilluesve. Madje edhe artistet e tatuazheve kane filluar t’I implantojne ato.‘Ne kemi patur mes 70 dhe 80 njerezve qe kane ardhur dhe kane marre implante,’ shpjegon artisti I tatuazheve Deady Leeman. ‘Ata vijne me vale, nje person merr nje implant dhe te tjeret do te shohin rezultatin dhe do te mendojne se edhe ata e duan nje te tille.’A eshte kjo teknologji me te vertete e nevojshme? Per antropologen zviceriane Daniela Cerqui, eshte e gjitha mbi luksin e te sotmes qe po shnderrohet ne nje domosdoshmeri. ‘Nocioni I dobishmerise eshte dicka qe evolon,’ thote ajo. ‘Ne jemi ne nje shoqeri konsumatore ku rrisqet jane gjithmone me te medha. Sot, disa gjera duke te padobishme ose madje edhe qesharake, por neser ose diten tjeter, ato do te duken thelbesore, sepse ne do te jemi mesuar me faktin se ato jane teknikisht te mundshme.’Dicka e tille mund te duket ne fushen mjekesore. Ne Institutin Federal Zvicerian te Teknologjise ne Lausanne, kerkuesit kane zhvilluar nje mikro cip RFID I cili gjurmon molekulat si kolesteroli dhe mund te ndihmoje ne rregullimin e marrjes se drogerave per pacientet.‘Ka shume aplikime. Ne onkologji per shembull, ju mund te masni drogerat anti kancerogjene, te cilat mund te jene te rrezikshme, keshtu qe eshte e rendesishme per te rregulluar sasite qe I jepni pacientet,’ thote Professor Sandro Carrara.Eshte nje projekt I cili ka ushqyer shume thashetheme, vecanerisht ne internet. Ne vitin 2011, shume faqe internet deklaruar se te tilla implante mund te shnderroheshin ne detyruese ne SHBA, si pjese e planit te ri per kujdesin shendetesor te prezantuar rishtazi nga presidenti Barack Obama, nje lajm I stisur I cili tashme eshte vertetuar si I pavertete.Ne nje zyre ne kryeqytetin Suedez, Stockholm, cipet RFID lejojne perdoruesit per te hapur dyert, per te perdorur makinerine e fotokopjes apo edhe per te ndervepruar me telefonin tuaj, e gjitha kjo vetem me nje levizje ted ores. Zhvilluesit duan te eksplorojne mundesite qe cipi ofron dhe te shohin se si produktet dhe sherbimet mund te zhvillohen rreth kesaj teknologjie.‘Ketu ju mund te hapni dyert duke perdorur cipin tuaj, ju mund te printoni ne menyre te sigurte nga printeret tone me cipin por gjithashtu mund te komunikonim me telefonin tuaj mobil duke derguar karten tuaj te biznesit ndaj individeve qe deshironi t’I takoni,’ shpjegon Patrick Mesterton, bashke themeluesi dhe CEO I Epicenter Office.Sipas zhvilluesve, duke patur ne vemendje faktin se cipi eshte shume I vogel, nuk ka risk qe te ndizen detektoret e metaleve, dhe eshte gjithashtu I sigurte gjate skanimeve MRI. Ka gjithashtu pak gjasa per te demtuar trupin brenda pasi eshte I izoluar nga pjesa qelizore qe e rrethon.‘Ndihej shume e frikshme, por njekohesisht ndihej shume modern, shume 2015,’ thote perdoruesi Lin Kowalska.Zhvilluesit thone se nje cip I tille nuk mund te gjurmohet pra nuk ka rrezik per nderhyrje ne privatesi. Fakti eshte, qe tani eshte ne jetet tona. Mbetet per tu pare se cfare na rezervon per te ardhmen kjo forme transhumanizmi./oranews.tv/