Vendimi i Merkel: Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova vende të sigurta
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë klasifikuar zyrtarisht si vende të sigurta nga Gjermania.Kjo do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil dhe asnjë kërkesë e tyre nuk hyn në procedurë, duke u eliminurar apriori.Vendimi u mor gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë gjermane, në të cilën u vendos edhe fondi i ndihmës prej 4.1 miliardë euro për të gjitha rajonet gjermane që po përballen me fluks të lartë të emigrantëve.Samiti i jashtëzakonshëm gjerman u organzua nga kancelarja Merkel, me qëllim gjetjen e mënyrave për të ndihmuar rajonet që po strehojnë klandestinët që kanë hyrë në vend dhe 800 mijë të tjerët që pritet të vijnë gjatë këtij viti." Numri i lartë i klandestinëve do të thotë se ne duhet t'i lehtësojmë vendet që i mirëpresin, t'i mbështesim dhe të përshpejtojmë procedurat", tha Merkel në Berlin pas takimit që zgjati rreth 5 orë.Kancelarja pranoi se negociatat për shpërndarjen e financave ishin të vështira, por edhe situatën e rëndë që po kalojnë landet e Gjermanisë.Angela Merkel më herët në Bundestag deklaroi se Bashkimi Europian ka nevojë për mbështejtjen e shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Lindjen e Mesme për të trajtuar shkaqet e krizës së madhe të klandestinëve./Oranews.tv/