Burimet natyrore, ISHMPU: 50% e kompanive të shfrytëzimit do mbyllen

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit  nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për të rritur monitorimin në terren. Në një deklaratë për mediat, kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, paraljamëroi se 50%  e kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore do të mbyllen  pasi nuk kanë respektuar aktin e pezullimit.Mbi 50 %  e subjekteve që shfrytezojnë burimet natyrore në vendin tonë do t'u vihet dryni. Paralajmerimi erdhi nga Kreu i Inspekortiatit të Mjedisit Ergys Agasi, i cili shpjegoi se është konstatuar se një pjesë e mirë e kompanive si ajo në Bulqizë apo Kukës nuk kanë respektuar aktin e pezullimit,  dhe se nuk përmbushin kriteret.Ergys Agasi: Në një verifikim të dytë që i është bërë të gjitha këtyre zonave është vënë re që këta subjekte nuk e kanë zbatuar aktin e pezullimit të dhënë nga Inspektoriati i Mjedisit. Sot këtu po deklarojmë se një pjesë e madhe, mbi 50%  e këtyre subjekteve që janë monitoruar nga AKBN por janë verifikuar nga Inspektoriati i Mjedisit nuk do të vazhdojnë të jenë më të hapura. Flas këtu për zonën e Bulqizës dhe Kukësit.Ky aksion vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes Agjncisë Kombëtare të Burmieve Natyrore dhe Inspektoriatit të Mjedisit. Ajo  parashikon edhe shtiminin e monitorimit të kompanive që operojnë në terren.miniera /Oranews.tv/