Mallrat pa faturë, Bizneset: Shtyrja e afatit të deklarimit nuk zgjidh asgjë

Vendimi i shumices qe u jep kohë subjekteve deri në fund të vitit për te vetëdeklaruar mallrat që janë pa faturë, eshte rezultat i trysnise se ushtruar  nga faktore te ndryshem politike dhe te biznesit. Ai pritet me interes nga bizneset ne Tirane dhe rrethe, ndonese tregtarët thone se nuk i lehteson nga problemet ne akvititetin e tyre te perditshem dhe taksat e larta. Presioni  lartë e opozitës, LSI dhe vetë përfaqësuesve të biznesit detyruan qeverinë të hedhë një hap pas në kuadër të formalizimit të ekonomisë.Afati i vetedeklarimit të mallrave pa faturë shtyhet deri më  31 dhjetor të 2015 dhe kryesisht bizneset e vogla përjashtohen edhe nga penalitetet deri në fund të vitit.  Ora News iu drejtua disa bizneseve në Tiranë dhe rrethe për të mësuar se si e presin këtë tolerancë në pikun e  aksionit qeveritar.“Nuk kemi mall pa faturë, ne me faturë i kemi mallrat.”E megjithatë kjo ndërhyrje nuk shmang problemet e mëdha që u vjen atyre nga kriza.“Nuk dimë cfarë të themi, jemi katandisur keq farë. Falimentuam. Taksat i kemi të shtrenjta, paguaj qira...”Ndërkohë disa përfaqësues të bizneseve në rrethe  e mirëpresin shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit të mallrave pa faturë.“Mendoj se janë një dy pika problematike që u zgjidhen. Pra nëse unë kam mallra të padeklaruara kam kohën e mjaftueshme për ta deklaruar atë.”Vendimi i cili u vjen në ndihmë kryesisht bizneseve të vogla,u njoftua nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe një ditë më parë. biznesi /Oranews.tv/